NISJA NGA | DESTINACIONI | DATË | NISJA | MBËRRITJA |
---|---|---|---|---|
Tiranë | Vjenë | – | Mëngjes | Mesditë |
Vjenë | Tiranë | – | Mëngjes | Darkë |
Nisja me Austrian Airlines ne mengjes, mbrritja ne Viene. Transfer me Autobus per ne hotel. Mbas nje pushimi te shkurter, vizite gjysem ditore ne qytetin e Vienes. Ju do te prezantoheni me atmosferen speciale te Vienes se vjeter me kishat dhe pallatet mbreterore te ruajtura me se miri. Turi perfshin: Katedralja St Stephen, Katedralja “Stephansdom”, Opera House, Karlskirche, Bashkia, dhe Pallati Schoenbrunn, I cili eshte rezidenca e meparshme verore e familjes mbreterore me dhomat e saj stil rococo. Pamja e trashegimise Boterore, ruajtur nga UNESCO, e pallatit Schönbrunn me kopshtet e parqet e saj do t’Ju paraqese nje bote te mrekullueshme te stilit Barok. Dreke ne nje restorant tipik vienez, mbasdite e lire. Darka dhe fjetja ne Hotel.
Mbas mengjesit, shijoni nje udhetim gjysem ditor ne Melk, i cili ka qene gjithmone nje qender e rendesishme kulturore dhe spirituale. Keshtjella u permend fillimisht ne shekullin e 10-te ne dokumentat e shkruajtur. Nje shekull me vone, Leopold II-te ia dha Keshtjellen Manastirit te Benedikteve nga Lambach. Qysh atehere, murgjit kane jetuar dhe punuar ketu pa nderprerje duke ndjekur rregullat e St. Benedict. Qe ne shekullin e 12-te me Manastirin u lidh nje shkolle dhe doreshkrime me vlere jane ruajtur ne librarine e saj. Ne shekullin e 15-te, Manastiri u be pikenisja e nje nga reformave me te rendesishme te Manastireve “Reforma Melk”, dhe kishte lidhje te ngushta me humanistet e Universitetit te Vienes. Manastiri dhe Shkolla prane tij i mbijetuan te dyja Lufterave Boterore me sukses.
Dreka ne nje restorant tradicional.
Mbasdite e lire.
Darka dhe fjetja ne Hotel ne Viene. (Sipas deshires mbremje na ambjente me muzike)
Pas mengjesit, shijojme nje shetitje ne parqet e Vienes. Rezidenca Mayerling eshte deshmitare e vete-vrasjes se princit Rudolph. Ju do te vizitoni gjithashtu Shpellen – Liqen me te madhen ne Evrope, Seegrotte. Shpella eshte aq e madhe ne te cilen u ndertua nje fabrike avionesh me 2000 te punesuar gjate luftes se II-te Boterore. Nje udhetim i kendshem ju prêt ne Liqen (pagese ekstra)
Dreka ne nje restorant tradicional.
Mbasdite Transfer ne aeroport.
No Limits Travel & Tours është një agjenci profesionale udhëtimesh e cila ofron bileta ajrore në të gjithë botën dhe bileta trageti nga Shqiperia në Itali. Qëllimi është t'u ofrojë turistëve sharmin dhe bukurinë tradicionale mesdhetare, në një perzierje të shumëllojshme të besimeve fetare, kulturave, peisazheve e një vijë bregdetare të mrekullueshme.