NISJA NGA | DESTINACIONI | DATË | NISJA | MBËRRITJA |
---|---|---|---|---|
Tiranë | Dubrovnik | – | Mëngjes | Darkë |
Dubrovnik | Tiranë | – | Mëngjes | Darkë |
I quajtur shpesh “Perla e Adriatikut”, Dubrovniku nuk njihet vetëm falë detit të kaltër e të kulluar, por edhe prej trashëgimnisë së vyer historike e kulturore. Qyteti, i kornizuar nga muret antikë, ruan me fanatizëm një traditë të gjallë artistike e cila shihet dhe ndihet kudo që shtrin vështrimin, duke nisur që nga kështjellat mesjetare, kishat, monumentet dhe ndërtesat e Epokës së Rilindjes e të stilit Barok. Dubrovniku është një harmonizim mes ngjyrave, aromave, kulturës dhe gjallërisë të cilat risjellin Mesjetën dhe Rilindjen në formën e tyre më moderne.
Pas takimit me guiden fillon udhëtimi ynë me autobus. Pas ndalesës se pare ne Muriqan ku mund te shijojme dhe mengjesin, udhetimi vazhdon me procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter per fotografi. I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi), atje mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s). Atje do kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem. Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim drejt kufirit Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me Traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit kroat i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut. Atje do kemi mundesi te takohemi me partneret tane. Darka dhe Akomodimi ne hotel.
Pas mengjesit ne hotel fillojme viziten panoramike te qytetit te vjeter te Dubrovnikut (ndryshe konsierohet si Venecia ne miniature). Dubrovniku ofron nje turizem si kulturor ashtu dhe veror. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita panoramike perfshin: Manastiri Francescan & Domenican (Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit ). Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios Farmacia e vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit (Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes, Portin e Qytetit. Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat: Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001
Opsionale me pagese extra: Shetije me varke ne brigjet Dubrovnikut
Pasdite kohe e lire per Shopping.
Darka dhe Akomodimi ne hotel.
Ne mbremje (pas darkes, fakultative) mund te argetohemi ne disa nga ambjentet me muzike live ne qytetin e vjeter.
Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt Hercegnovit dhe qytetit ku do kemi ndalesen e radhes: Kotorrit.
Vizite panoramike ne Kotorr:
Kotorri eshte nje vend teper turistik i cili eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Ai ka formen e nje trekendeshi me tre Porta, duke komunikuar me pjeset e tjera te qytetit. Aty do kemi mundesi te shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Ndryshe quhet Qyteti i Mbretereshes Teute me nje qyteze brenda Kalase dhe me nje Keshtjelle ne maje te malit. Gjatesia e mureve arrin deri ne 4.5 km dhe ato jane ndertuar nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 14-te.
Pas pushimit ne Kotorr dhe kohe e lire per dreken, kalojme ne Tunelin e Vramacit dhe marrim drejtimin per ne qytetin turistik te Budves.
Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt shqiptar
Kthimi per ne Tirane.
Çmimi 95 Euro per peson ne dhome dyshe per grup minimum 15 persona.
Çmimi 90 Euro per person ne dhome dyshe per grup minimum 20 persona.
No Limits Travel & Tours është një agjenci profesionale udhëtimesh e cila ofron bileta ajrore në të gjithë botën dhe bileta trageti nga Shqiperia në Itali. Qëllimi është t'u ofrojë turistëve sharmin dhe bukurinë tradicionale mesdhetare, në një perzierje të shumëllojshme të besimeve fetare, kulturave, peisazheve e një vijë bregdetare të mrekullueshme.