Aeroporti i vetëm në Shqiperi me shërbim ndërkombëtar është ai i “Nënë Tereza” i lokalizuar në Rinas, vetëm 17 km në veri perëndim të Tiranës. Një mënyrë për të arritur në aeroport është ajo me taksi. Udhëtimi nga Tirana për në aeroport zgjat 20 – 30 minuta në varësi të trafikut dhe kushton 2.500 lekë (ose 20 Euro). Gjithashtu “Rinas Express” niset cdo një orë nga ora 7.00 deri në 19.00. Nisja nga Muzeu Kombëtar në qendër te Tiranës. Një rrugë vetëm vajtje kushton 200 lekë. (Nr.cel +355 69 20 98 908)
Aeroporti Nene Tereza.
- Aeroporti ka një dyqan duty free
- Dogana operon 24 orë non stop
- Nr telefoni: +355 4 / 2381800 / 1600
- Fax: +355 4 / 2379065
Sendet e humbura & të gjetura (lost & found)
- Nr telefoni: +355 4 / 2381681 / 82
- Nr cel: +355 69 20 66626
- E – mail: info@tirana-airport.com
- Website: www.tirana-airport.com
Burimi: Visit Albania