Kosova:
- Nga Kosova rruga kryesore kalon në kufirin e Qafë Morinës (Shqipëri) dhe lidh Prishtinën me Kukësin. Pikat e tjera të kalimit janë Morina (Tropoja me Gjakoven) dhe Qafë Prush (Hasi me Gjakovën).
Greqia:
- Nga Greqia nëpermjet Kapshtices në Korcë. Doganat operojnë 24 orë.
- Nga Greqia nëpermjet Kakavijës drejt Gjirokastrës. Doganat operojnë 24 orë.
- Nga Greqia nepërmjet Qafë Boti (Konispol)duke u drejtuar për Filat. Doganat operojnë deri në orën 22.00.
- Nga Greqia nëpermjet Tre Urat duke lidhur Përmetin me Konicën. Doganat operojnë deri në orën 22.00.
Mali i Zi:
- Nga Mali i Zi nëpermjet Hanit të Hotit duke u drejtuar për Shkodër dhe liqenit të saj. Doganat operojnë deri në orën 22.00.
- Nga Mali I Zi nëpermjet Murriqanit Sukobina duke lidhur Shkodrën me Ulqinin (Mal të Zi). Doganat operojnë deri në orën 22.00.
- Një kalim është hapur së fundmi në Vermosh, I cili lidh zonën e Kelmendit në Shqipëri me Plavën e Gucinë në Mal të Zi. Doganat operojnë deri në orën 22.00
Maqedonia:
- Nga Maqedonia nëpermjet Qafë Thanës duke u drejtuar për Pogradec,Librazhd dhe më pas Elbasan. Doganat operojnë deri në orën 22.00.
- Nga Maqedonia nëpërmjet Tushemishtit në JugLindje në liqenin e Ohrit duke u drejtuar për Pogradec. Doganat operojne deri ne orën 22.00.
- Nga Maqedonia nëpermjet Bllatës duke u drejtuar për Peshkopi , Bulqizë , dhe më pas Burrel. Doganat operojnë deri në orën 22.00.
- Nga Maqedonia nëpermjet Goricës duke u drejtuar drejt brigjeve veriore të liqenit të Prespës. Doganat operojnë deri në orën 19.00.
Ekzistojnë disa linja autobuzësh ndërmjet këtyre qyteteve:
- Tiranë – Tetovë (Maqedoni) nëpermjet Qafë Thanës.
- Tiranë – Prishtinë dhe qytete të tjera në Kosovë nëpermjet Morinës.
- Korcë – Selanik (Greqi)nëpërmjet Kapshticës.
- Tiranë – Athinë nëpermjet Kakavijës.
- Tiranë – Sofie (Bullgari) dhe Stamboll (Turqi) nga Qafë Thana.
Burimi: Visit Albania