5 Parajsat e turizmit malor në Shqipëri që duhet patjetër t’i vizitoni
Vera është koha e pushimeve, dhe të gjithë ne jemi duke kërkuar mundësinë për të kaluar disa ditë pushime sa më të mira që është e mundur, dhe zgjidhjet nuk mungojnë ndoshta në disa raste ka mungesë të informacionit por gjithsesi opsionet mbeten të hapura. E kur jemi te opsionet pa asnjë dyshim gjatë kësaj vere Shqipëria mbetet destinacioi më i preferuar i kosovarëve, dhe pjesa dërmuese e tyre i’a mësyjnë plazheve pasiqë ato edhe në numër janë më të shumë. Por si mendoni për pushime verore por edhe me ndonjë aktivitet aventurier në ndonjërin nga terenet malore të Shqipërisë?
Në këtë artikull po ju sjellim 5 destinacione tashmë të njohura edhe ndërkombëtarisht për pushimet malore, në qetësinë e bjeshkëve, ushqimit kualitativ, dhe patjetër ajrit jashtëzakonisht të pastër.
1. Parku kombëtar Thethi
Të apasionuarit pas natyrës dhe ata që e pëlqejnë turizmin malor, vetëm 70 kilometra larg qytetit të Shkodrës gjendet ‘parajsa në tokë’ që e ka emrin Theth, me ujëvarat që të lënë pa frymë, bimë dhe drunjë të llojllojshme, akomodim dhe ushqim në shtëpitë tradicionale malësore, dhe me atraksione që do t’ju bindin të ktheheni prapë (syri i kaltër, dhe vaskat e ndërlysës do të jenë tunduese nëse nuk jeni të vendosur për sa kohë do të qëndroni atje).
5 ‘Parajsat’ e turizmit malor në Shqipëri, që duhet patjetër t’i vizitoni |FOTO GALERI|
Autori: Lajmi.net Lista17:00, 29 July 2015
Vaskat, Ndërlysë – ThethVaskat, Ndërlysë – Theth
Në këtë artikull po ju sjellim 5 destinacione tashmë të njohura edhe ndërkombëtarisht për pushimet malore, në qetësinë e bjeshkëve, ushqimit kualitativ, dhe patjetër ajrit jashtëzakonisht të pastër. /lajmi.net
Vera është koha e pushimeve, dhe të gjithë ne jemi duke kërkuar mundësinë për të kaluar disa ditë pushime sa më të mira që është e mundur, dhe zgjidhjet nuk mungojnë ndoshta në disa raste ka mungesë të informacionit por gjithsesi opsionet mbeten të hapura. E kur jemi te opsionet pa asnjë dyshim gjatë kësaj vere Shqipëria mbetet destinacioi më i preferuar i kosovarëve, dhe pjesa dërmuese e tyre i’a mësyjnë plazheve pasiqë ato edhe në numër janë më të shumë. Por si mendoni për pushime verore por edhe me ndonjë aktivitet aventurier në ndonjërin nga terenet malore të Shqipërisë?
Në këtë artikull po ju sjellim 5 destinacione tashmë të njohura edhe ndërkombëtarisht për pushimet malore, në qetësinë e bjeshkëve, ushqimit kualitativ, dhe patjetër ajrit jashtëzakonisht të pastër. /lajmi.net
1. Parku kombëtar Thethi
Të apasionuarit pas natyrës dhe ata që e pëlqejnë turizmin malor, vetëm 70 kilometra larg qytetit të Shkodrës gjendet ‘parajsa në tokë’ që e ka emrin Theth, me ujëvarat që të lënë pa frymë, bimë dhe drunjë të llojllojshme, akomodim dhe ushqim në shtëpitë tradicionale malësore, dhe me atraksione që do t’ju bindin të ktheheni prapë (syri i kaltër, dhe vaskat e ndërlysës do të jenë tunduese nëse nuk jeni të vendosur për sa kohë do të qëndroni atje).
2. Parku Kombëtar Llogora
Parku i Llogorasë gjendet rreth 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin mes detit Adriatik dhe detit Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i rrymave të erës. Jo në shumë vende mund t’i gjeni bjeshkën dhe plazhet në një vend, me vetëm disa minuta ecje mund të lëshoheni nga ambienti malor në atë bregdetar dhe të shijoni verën me dy opsione pushimi.
3. Voskopoja
Voskopoja ështv një lokacion shumë i veçantë, ndodhet në juglindje të Shqipërisë. Kultura, tradita dhe peisazhi të gjitha këto bashkohen për të krijuar një destinacion pushimi të mahnitshëm për ata që i pëlqejnë ecjet e gjata në natyrë. Voskopoja është një vendbanim antik, dhe faktet dëshmojnë se si vend është i banuar që nga viti 1330 dhe atje mund të gjenden shumë vepra të artit mesjetar.
4. Valbona
Parku Kombëtar Valbona ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majave të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke i dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura. Mundësi të mrekullueshme akomodimi dhe pushimi, si dhe për ata që i adhurojnë aktivitetet sportive në natyrë, mundësitë që ofron Valbona janë të shumta, duke filluar nga shtigjet për ecje, terente për të bërë kamp etj.
5. Mali Dajt
Ka kohë që Mali i Dajtit është një prej lokacioneve më të pëlqyera dhe më të vizituara jo vetëm nga vendasit por edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë. Ajri i pastër, freksia dhe qetësia e bëjnë këtë vend shumë të përshtatshëm për pushime, larg stresit dhe zhurmës së jetës në qytet. Mali i Dajtit ndodhet 26 km larg Tiranës dhe 50 km larg Aeroportit “Nënë Tereza”.
Dhe për të pasur një ekpseriencë më të mrekullueshme ju mund të shfrytëzoni teleferikun për tu ngjitur në majë, për vetëm 15 minuta ju mund të përjetoni fluturimin në një lartësi prej 300 metrave deri në 1100 metra lartësi mbidetare.