Agjensia NoLimit Travel & Tours ju fton të zbuloni Shqipërinë, vëndin e vogël i përqëndruar në juglindje të detit Adriatik, me një mikpritje të madhe, tradita, dhe një civilizim të lashtë, jo vetëm vëndas por edhe Grek, Romak, Bizantinë, të cilët kanë lënë gjurmet e tyre në këtë territor.
Fakte rreth Shqipërisë
Gjuha: Shqiptare (mbijetues e Indo-Evropianeve)
Monedha: Lekë Shqiptare (Lek)
Koha: Ora standarte Shqiptare është një orë përpara Greenwich Mean Time
Flamuri: Sfondi i flamurit Shqiptar është me ngjyrë të kuqe në të cilin ndodhet një shqiponje e zezë me dy koka
Feja: 3 janë fetë kryesore në Shqipëri: Muslimanët (60% e popullsisë) Ortodoxet (30% e popullsisë) dhe Katolikët (10% e popullsise). Kanë marrdhënie të mira me njeri-tjetrin.
Klima
Klima në Shqipëri është në varësi të kohës dhe të vëndit. Në përgjithësi Shqiperia ka një klimë mesdhetare, me dimër të ftohtë dhe një verë të nxehtë. Pjesa veriore e vendit është e njohur për reshjet e rënda të dëborës, ajrin e freskët në verë perderisa është një vënd me male të larta, liqene dhe lumenj. Pjesa qëndrore dhe jugore e vëndit është e karakterizuar nga një verë e nxehtë, ditë dimri me reshje shiu. Në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut temperature kalon 40 gradë celcius gjatë verës (Qershor – Shtator), të cilat e bejnë notin akoma dhe më të këndshëm. Shqiperia ka një pozicion gjeografik shumë të favorshëm sepse ajo është e vendosur në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga vendet Perëndimore të mesdheut në Ballkan dhe në Azinë e Vogël. Ky komb ka një miks te bukurive natyrore, plazhe të virgjëra dhe male shkëmborë.
Pozicioni gjeografik
Shqipëria ndodhet në Juglindje të Evropes , e pozicionuar në pjesën Perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Ajo lidhet me Malin e Zi në Veri, Serbinë në Verilindje, Republikën e Maqedonisë në Lindje, dhe Greqinë në Jug. Laget nga ujrat e detit Adriatik dhe Jonit. Vija e saj bregdetare është 362 Km e gjatë.
Pashaporta dhe informacioni i vizave
Të gjithë të huajt nga shtetet e mëposhtme mund të hyjnë në Republikën e Shqiperisë pa një vizë, vetëm me pashaportën dhe duke paguar 10 Euro. Të huajt të cilët hyjnë në Shqipëri pa një vizë kanë të drejtën që të qëndrojnë vetëm 30 ditë për një hyrjë dhe gjithsej vetëm 90 dite brënda vitit kalendarik.
Qytetarët e shteteve të mëposhtme mund të marrin vizën në një pikë hyrje nëpermjet pagesës: FYR Maqedonia (10 Euro: në Ambasadë 5 Euro), Mali I Zi (pa pagesë), Izrael (30 Euro). Qytetarëvë të shteteve të tjera i kërkohet të pajisen me viza në një nga përfaqësitë e Republikës së Shqiperisë pikërisht në vëndin e rezidencës. Këto përfaqesi gjithashtu mund ti pajisin vizitorët më informacionin e duhur për Shqipërinë. Faqja e Interntetit zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtmë në Shqipëri www.mfa.gov.al mbart informacione në Anglisht dhe në Shqip rreth kërkesave për vizë dhe ku të aplikoni.
Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre të shërbimit të vendeve që mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë pa vizë:
Shteti | Pasaportë Diplomatike | Pasaportë Shërbimi | |
1. | Afrika e Jugut | x | x |
2. | Algjeria | x | x |
3. | Egjipti | x | x |
4. | Kina | x | x |
5. | Kosta Rika | x | x |
6. | Moldavia | x | x |
7. | Federata Ruse | x | x |
8. | Uruguai | x | x |
9. | Vietnami | x | x |
10. | Tajlandë | x | x |
11. | Gjeorgji | x | x |
12 | Ekuador | x | x |
Ku të aplikojmë për të marrë vizë për të hyrë në Shqipëri? (Shkarkoni PDF)
Kush mund të hyj në Shqipëri pa viza? (Shkarkoni PDF)
Të gjitha sendet e reja ose të vjetra mund të merren brënda në Shqipëri pa aplikuar asnjë kosto doganore. Një sasi e caktuar e duhanit, pijeve alkoolike dhe parfumeve janë të lejuara. Disa nga sendet të cilat nuk lejohen mund të jenë armët e zjarrit, municionet, lëndë narkotike, droga dhe sende të tjera të cilat rrezikojnë prishjen e rendit publik dhe sigurinë sociale. Lejet e vecanta të eksportit janë të nevojshme për metale të cmueshme si p.sh monedha metalike, libra dhe vepra të artit, të cilat konsiderohen të jenë pjesë e kulturës dhe e trashëgimisë kombëtare.