Të udhëtosh në Itali
Më shumë se 46 milion turistë vizitojnë cdo vit gadishullin në forme cizme. Turistët vijnë nga e gjithë bota dhe shumë prej tyre rikthehen herë pas here për atë magji që vetem Italia mund ta ofrojë.
Samuel Xhonson ka thënë: “Një njeri i cili nuk ka qënë në Itali, është i vetëdijshëm ndaj një inferioriteti, pasi nuk ka parë atë cka duhet të shohë”.
Italianët janë shumë të sjellshëm dhë ekstremisht të durueshëm (përjashto rastin kur janë duke ngarë makinën). Ata janë gardianët e disa thesarëve më të mrekullueshme të historisë të cilat i kanë ndarë me të tjerët. Gjithsesi ka disa gjëra që Italianët do donin që të tjerët ti dinin përpara se të vijnë në shtetin e tyre:
1. Darka: shërbehet nga ora 07.30 deri në 09.00 mbasdite. Duke përplasur fytyren në xhamin e një restoranti shumë të uritur në orën 06.00 mbasdite nuk do ta ndryshonte këtë fakt. Të telefonosh për një rezervim duke u bërë gati për të darkuar është një vlerësim më vete.
2. Lëkura: të mos tregohet shumë në Itali. Fundet e shkurtra, dukeshat e klasit të parë dhe një bluzë e mirë nuk do ta ndryshojnë shijen e modës së Italianëve. Prandaj mbulohuni, vetëm nqs do jeni në plazh.
3. Buka: nuk do të sërviret me vaj dhe me uthull balsamike (vetëm nqs restoranti i përshtatet Amerikaneve) prandaj bëni rezistencë mos të kërkoni që t’ju serviren. Gjithashtu buka nuk është per tu ngrënë me makarona. Ajo më tepër përdoret për të fshirë një pjesë të mbetur të ndonjë salce në pjatancen tuaj. Të veprosh në kundërshtim do të krijojë një debat prandaj është zgjedhja juaj se si do të veproni. Zakonisht buka shërbehet për të shoqeruar një meze.
4. Thjeshtoni programin tuaj: Lërini kohën vetes të endeni rrugëve të lashta të qytetit ku ju ndodheni. Shpesh disa blloqe më larg, dita ditës jeta na shpalos atraksione të reja dhe tërheqëse. Largohuni nga turmat. Bëni një pauzë të dëgjoni një përformues rruge ose guidë. Bëni disa plane të bëni një pushim për të ngrënë një akullore, për të pirë një kafe ose për të shijuar një vakt me njerëzit vëndas. Megjithatë mos u tejmbushni me programe shumë të rënduara.
5. Mbylljet e mbasditeve: Kjo akoma sa vjen dhe i surprizon të huajt. Shumica e dyqanëve mbyllen në orën e drekës 13.00 – 16.00, vecanërisht jashtë qëndrës së qytetit. Italianët shkojnë në shtëpi për të shijuar drekën si një familje dhe për tu relaksuar. Provojeni!
6. Taksitë: Ju duhet të telefononi për një taksi ose të drejtoheni për në qëndrën kryesore të qëndrimit të taksive. Ju nuk mund të thërrisni një taksi në rrugë, Shërbimi i taksisë në Firence është shumë eficent dhe korrekt, sidomos kur krahasohet me zyrën postare.
7. Italishtja: Është ajo cka është folur. Të mësosh disa fjalë dhe shprehje do të bëj një diferencë të madhe në eksperiencën tuaj të qëndrimit në Itali. Para se të flisni direkt në Anglisht dhe të supozoni se jeni kuptuar është e sjellshme të pyesni, “Parla l’Inglese?”
8. Mbulesa (Coperto): Kostoja e shtuar për person i akomoduar në tavolinë. Është hile të përfitosh vetëm sepse ju jeni turistë. Bakshishi në Itali nuk është I nevojshëm dhe asnjëherë jo më shumë se 5-10%.
9. Kërkoni për llogarinë: Nuk do të sillet automatikisht në tavolinën tuaj pas një vakti në një restorant. Kjo nuk do të thotë që ju po injoroheni. Ushqimi dhe bashkëbisedimet janë për tu kënaqur. Kur të jeni gati per tu larguar kërkoni “Il conto”.
10.Ngadalësoni: Nuk mund t’i shikoni dot të gjitha përnjëheresh. Na besoni për këtë. Arsyeja për të cilën 46 milionë turistë hyjnë në Itali cdo vit, është sepse ka kaq shumë bukuri për të parë dhe përjetuar. Një larmi me kulturë, art, vreshta, ushqim dhe muzeume – një jetë nuk mjafton për ti parë. Prandaj ngadalësoni, shijoni dhe vlerësoni cka vizitoni.
11. Buzëqeshni: Ju ja dolët të vizitoni një vend i cili ka frymëzuar turistët për shekuj me radhë. Brenda tij shkrihen stili i jetes, arti, muzika dhe literatura. Shkëmbeni buzëqeshje me Italianet dhe merrni me vete kujtime të një vendi me të vërtetë magjepsës si asnjë vend tjetër në botë.
Burimi: Rough Guides