Informacion i pergjithshem per Shqiperine
Pozicioni gjeografik
Shqipëria shtrihet në Evropën jug-lindore, në perëndim të gadishullit Ballkanik, dhe ka një sipërfaqe prej 28.748 km2. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km: nga e cila 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë kufitare detare, 48 km vijë kufitare lumore dhe 73 km vijë kufitare liqenore. Republika e Shqipërisë kufizohet në veri dhe verilindje me Kosovën dhe Malin e Zi, në lindje me ish republikën jugosllave të Maqedonisë dhe në lindje e juglindje me Greqinë. Në perëndim Shqipëria laget nga detet Adriatik dhe Jon.
Klima
Shqipëria përfshihet në zonën subtropikale ne hemisferen veriore dhe bën pjese në zonën klimatike mesdhetare.
Zonat bregdetare: Kane klimë qendrore mesdhetare , dimër i butë dhe i lagësht, verë e nxehtë dhe e thatë.
Zonat malore: Kane klimë qendrore kontinentale, dimër i ftohtë dhe i ashpër, verë e lagësht. Per shkak te pozicionit gjeografik, ne nje zone qe ka mesatarisht 280-300 dite me diell ne vit, Shqiperia eshte vend ideal per t’u vizituar ne te gjitha stinet pasi ka nje mozaik klimash te ndryshme brenda nje territori te vogel
Popullsia
Popullsia e Shqiperise arrin ne pothuaj 3 milione. Pjesa me e madhe jane shqiptare me minoritete etnike rreth 2 % te popullsise. Minoriteti perbehet nga ai grek dhe maqedonas.
Gjuha zyrtare
Shqipja është një gjuhe indo-evropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë të kësaj familjeje në bazë të origjinalitetit të saj. Gjuha shqipe përdoret gjithashtu (e shkruar dhe e folur) në disa pjesë të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe në Maqedoni ku jetojnë shqiptarë etnikë. Shqiptaret kanë talent per gjuhet e huaja dhe gjuha italiane flitet gjuha angleze flitet me shume nga brezat e rinj.