Të udhëtosh në Greqi
Lajmi i mirë për udhëtaret në Greqi është se: injoroni krizën nëpër tituj gazetash. Jeta është mëse normale, ka pak shenja të dënimit të pashmangshëm, por ato konsistojnë në qiell blu, ujra të kthjellët dhe gëzimi të shpirtit të mirë. Këto vlerësime janë akumuluar nga dituria e Hellenophile Marc Perry mbas 3 udhëtimesh duke udhëtuar në këmbë me autobus dhe trena rreth pjesës Veriore të Greqisë për këto 3 vjetët e fundit.
1. Kurrë mos kërko një opinion të dytë
Kjo vlen për të gjetur kohën ose drejtimet. Ju do të krijoni një debat rruge dhe me shumë mundësi do të jeni konfuz nga shumë opsione kontradiktore. Çdokush ka pikëpamjet e veta të ndryshme: ky është vëndi i lindjes së demokracisë.
2. Të udhëtosh me tren
Përderisa është akoma në pronësi të shtetit, të udhëtosh me tren kushton lirë. P.sh udhëtim prej 350 Km nga Selaniku deri në Aleksandropuli kushton vetëm 13 Euro. Falë inxhinjerëve gjerman linja kryesore e trenave është moderne, ndërsa falë manaxhimit dhe stafit grek i ka bërë ata të qetë dhe praktikë. “Një herë pasi humba stacionin tim ngaqë nuk isha i aftë të lexoja ose të dëgjoja dhe kuptoja gjuhën greke roja i telefonoi trenit pasardhës, me tërhoqën në një mur anësor dhe më lejuan të hipja në tren. Si një qytetar Britanik ajo cka prisja ishte një gjobë, por në fakt përfitova një sjellje miqësore një buzëqeshje nga ana e rojes”.
3. Të jeni të kujdesëshëm ndaj “Rregullat Greke”
Ky shtet ka dicka që duhet absolutisht të behet në mënyren e duhur – por nëse ti buzëqesh tërheq vëmendjen, mundet që JO. Sipas turistëve: “Vëndet të cilat më janë thënë absolutisht që duhet të rezervoja përpara, më hapën dyert kur unë u shfaqa aty spontanisht”. Provoni fatin tuaj.
4. Thyeni akullin
Grekët janë familje centrike. Nëse do të bësh miq merr iniciativen. Kur ju ndeshni shikime boshe dhe të ashpra sidomos të njerëzve më të vjetër, mos hezitoni, njerëzit do tregohen të sjellshëm dhe të dobishëm. Mësoni disa fraza të goditura dhe të njohura si të komunikoni si prsh ti-kanis (Si kalon).
5. Afatet kohore të shumëfishohen me 3
Autobuzat dhe trenat shpesh herë të lënë të presësh, prandaj gjysëm ore do të thotë një orë e gjysëm, ndërsa një orë do të thotë tre orë. Qetesohuni. Ju ndodheni në një ambjent të bukur dhe të qetë. Një shok grek dikur më tha: kur ne takohemi për kafe ne nënkuptojme 3 orë dhe jo 10 minuta.
6. Kamponi (thuasje) kudo
Kampingjet janë gjërësisht të tolerueshme. Njerëzit mund të vendosin tenda dhe poshtë shenjave ku lexohet “jo kamping” dhe nëse është zbatuar ndonjëhere ndonjë rregull ka qënë për një rast të vecantë. Aty për aty faqet zyrtare të kampingjeve shfaqen në plazhet më te preferuara dhe në zona të caktuara është i lejuar dhe nudizmi. Ishujt Samothrakis dhe Amorgos kanë një reputacion vecanërisht të mirë për një jetë të gjallë.
7. Pini mjaftueshëm
Greqia është një vend i nxehtë prandaj relaksohuni disi, mundohuni të provoni pijet alkolike të vendit të cilat janë: tsiupouro (theksuar si chib-ber-roo) e distiluar nga mbetjet e rrushit e cila të bën të qeshësh gjithë natën e të zgjohesh në mëngjes me një mëndje të freskët. “Zoti na e ka dhënë këtë pije që të mendojmë më qartë”, sipas nje murgu në malin Athos. Për pije freskuese, pirja e ujit është falas në ato burime të cilat zbukurojnë dhe qytetin si dhe në cezmat e fshatrave, prandaj kursejini vetes ca euro duke mbushur nje shishe me ujë.
8. Jini të ndjeshëm ndaj kulturës
Greqia është një vënd i krishtere Ortodoks. Mos u surprizoni nëse shikoni ndonjë tempull anash rrugëve dhe ndonjë njeri që bën shenjën e kryqit kur kalon pranë. Njerëzit e moshuar nëpër autobuzë dhe aeroplanë bëjnë kryqin kur ka ndonje rrugë me gunga ose ka ndonje turbulence në ajër. Nëse ju jeni katolik të dini me kë po qëndroni. Përçarja e Katolikeve dhe Ortodokseve qëndron akoma dhe në ditët e sotme si një mollë sherri ndërmjet këtyre dy palëve në aspekte të caktuara.
9. Dilni nga normaliteti
Greqia është e mbushur me rrënoja dhe limane, ishuj të vegjël dhe shumë e shumë fshatra të qetë të cilat nuk do të mund ti gjeni dot kurrë në literaturën e turizmit. Në lartësi të kodrave të shumë qyteteve dhe fshatrave shumë raste kemi hasur dhe kollona antike të rëna në tokë, ndërsa në periferi të ishullit Kalkidhiki në jug të tij, kurioziteti më shtyu të gjej një shpellë natyrale të mbushur me stalagmite dhe një rrjedhje lumi të vogël brenda një kishe të cuditëshme. Kërkojini këto perla të fshehura më përpara se shokët tuaj udhëtare ta prishin këtë eksperiencë
10. Hani një darkë të ftohtë
Ushqimi i servirur pjesërisht i ngrohtë është dicka normale, prandaj mos u ankoni, ka më bollëk në atë diell të artë për tu ngrohur dhe për të pasuruar kujtimet tuaja për vitet në vijim.
11. Dhe e fundit, shtyni
Mbajtja në rradhë është bezdia më e madhe për Grekët (vetëm nqs është rradhë për tu rrëfyer te prifti), prandaj përdorini ato brryla dhe tregoni anën tuaj të errët.
Burimi: Rough Guides